‘Instagram’ merr vendimin për ndryshimet e reja
Drejtuesit e rrjetit social “Instagram” kanë njoftuar se do të shtyjnë për pak kohë përditësimin e aplikacionit me mundësitë e reja, pas pakënaqësive të shprehura nga njerëz me ndikim.
Në ndryshimet e reja që priteshin të bëheshin, ishte planifikuar që të rritej përmbajtja me video dhe rekomandimi i tyre të ishte më i shpeshtë.
Por, disa njerëz kanë nisën peticion online me thirrjet kundër ndryshimeve në këtë platformë.
Më herët gjatë kësaj jave, shefi i “Instagram”-it, Asam Mosseri, postoi disa video në “Twitter” duke i bërë të ditura ndryshimet, edhe pse tha se dëshiron “të vazhdojë mbështetjen për fotografitë”.
Një zëdhënës i “Meta”-s, kompanisë amë të “Instagram”-it, ka thënë se është marrë vendim që përditësimet të shtyhen për disa kohë, me qëllim që të merren vendimet e duhura.
“Bazuar në gjetjet tona dhe reagimet e komunitetit, ne do të pezullojmë testimin e plotë në ‘Instagram’, në mënyrë që të analizojmë edhe mundësi tjera. Përkohësisht do të ulim numrin e rekomandimeve që shihni te përmbajtja juaj”, ka thënë një zyrtar i Meta-s