“Instagram” tani me video 60 minutëshe
“Instagram” ka publikuar një opsion që lejon përdoruesit të postojnë klipe të gjata deri në një orë.” IGTV lejon përdoruesit të krijojnë përmbajtje që e kapërcen maksimumin aktual të klipeve, prej 60 sekondash, për të parën herë.
Nuk është bërë e qartë nëse videot e gjata do të përfshijnë reklama apo nëse përdoruesit do të paguhen për përmbajtjen e tyre, sic ndodh në platforma si YouTube.
Themeluesi i “Instagram”, Kevin Systrom, tha sidoqoftë se po punon për ta zgjidhur këtë.
IGTV do të shfaqë videot në formë portreti që sipas Instagram është mënyra natyrale se si njerëzit i përdorin fotot.
Ekspertët thonë ndërkohë se IGTV mund ta bëjë instagramin një lojtar dominues në industrinë e medias sociale.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet, por diskutimi është ndezur ndërkohë. Videoja më e gjatë që mund të postohet aktualisht në instagram është vetëm 60 sekonda dhe kjo mund të bëhet në modalitetin feed.
Instagram stories, që normalisht skadojnë pas 24 orësh, kanë një limit 15 sekondësh për videoklipet.