“Instagram” tashmë do ju lejojë të postoni këngët e preferuara, ja si funskionon
02 korrik 2018
| 14:25
Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” tashmë mund të shtojnë muzikë në “Instastory”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.
Këtë opsion e gjeni në menunë e “stickers”, aty ku “Instagram”-i ju lejon që të fusni emoji, GIF dhe vendndodhjen tuaj.
Ndërkohë kur të shikoni një “Story” që ka muzikë, një “sticker” i vogël do të tregojë titullin e këngës, artistin dhe albumin.
Ndërkohë bëhet e ditur se këtë opsion e kanë vetëm përdoruesit e këtij rrjeti social në Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por gjithashtu thuhet se shumë shpejt do të shtohen në listë edhe vende të tjera të botës./lexo.al/