“Instagrami” i Nicole Scherzingerit i kthehet normalitetit
17 shtator 2019
| 10:56
Llogaria e rrjetit social “Instagram” e Nicole Scherzingerit i është rikthyer normalitetit pasi dikush e kishte hakuar.
Një imazh i postuar të dielën dhe i parë nga afro katër milionë ndjekës të saj, ku 41-vjeçarja paraqitej pothuajse e zhveshur dhe paralajmëronte “kasetën e saj seksi”, ishte bërë me “photoshop”.
Fotografia e rreme është fshirë pas rreth një orë e gjysmë, por mijëra fansa e kishin pëlqyer atë.