Instagrami shton opsionin që na duhej në këto ditë karantinimi
Jeta në karantinë nuk është aq e thjeshtë sa na u duk ditët e para. Në këto kohë që jetojmë nuk jemi mësuar me distancimin social, prandaj duket se rrjetet sociale janë mënyra më e mirë për të qëndruar në kontakt me miqtë. Së fundmi, Instagrami ka menduar të na i bëjë komunikimin dhe kalimin e kohës me miqtë më të thjeshtë dhe më të bukur, përmes opsionit të ri, Media Sharing.
Ky opsion i lejon njerëzit të bisedojnë në grupe dhe të shohin bashkë të njëjtat postime në Instagram Feed. Nëse dëshironi të filloni një Instagram Media Sharing, gjithçka që duhet të bëni është të filloni një videochat përmes mesazheve (direct message), duke klikuar në ikonën e videos, sipër në të djathtë të DM. Sapo videochati në grup të fillojë, ju ose miqtë e grupit mund të klikoni ikonën e fotos, poshtë në të majtë të videochatit. Nga aty, mund të shikoni së bashku të gjitha postimet e ruajtura, pëlqyera apo rekomanduara – njësoj sikur të ishit duke parë të njëjtin ‘feed’ nga i njëjti telefon.
Një mënyrë e thjeshtë për të shtyrë kohën dhe për ta bërë distancimin social më të thjeshtë.