Institucionet duhet të bëjnë më shumë për bashkëluftëtarët tanë në Hagë
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku ka shprehur kritika ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat, sipas tij, duhet të bëjnë më shumë për të gjithë luftëtarët e lirisë të cilët janë në Hagë.
“Institucionet, përveç pagesave që ua bëjnë avokatëve mbrojtës të të akuzuarve dhe vizitave të familjarëve të tyre, konsideroj se duhet bërë më shumë. Nuk është ndërhyrje në drejtësi kur ngritet zëri dhe kërkohet vendosmërisht që bashkëluftëtarëve tanë në Hagë të mos u shkelen të drejtat e njeriut që i kanë të garantuara në Kushtetutë”, është shprehur Klinaku në një intervistë për “Epokën e re”.
Klinaku vazhdon të insistojë se Gjykatën Speciale e shohin si.
“Ju e dini që ne si OVLUÇK e kemi kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, duke kërkuar që të themelohet gjykatë vendore, që t’i hetojë të gjitha krimet e luftës. Në Kosovë ka pasur krime dhe masakra që i ka shkaktuar Serbia dhe serbët ndaj shqiptarëve, dhe ato nuk janë hetuar e as nuk po hetohen nga drejtësia ndërkombëtare. Gjykata Speciale vetëm themelimin e ka në Kuvend të Kosovës, por nuk ka të bëjë fare me Kosovën, dhe ashtu siç e kemi parë në kohën e themelimit të saj, e shohim edhe tani si gjykatë politike e jo të drejtësisë”, ka thënë Klinaku.
Veteranët e UÇK-së presin rritje të pensioneve