Institucionet publike e private obligohen ta reduktojnë stafin, shkak Covid-19

17 qershor 2020 | 17:38

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private të obligohen ta organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike apo nga shtëpitë/online.

Krejt kjo është bërë në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi. Vendimi obligon shtimin e kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave të punëtorëve të çdo institucioni.

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktuar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus.

“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSh-ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKShPK-ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e  stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi…