Institucionet publike shëndetësore me mungesë të anesteziologëve

26 qershor 2019 | 10:05

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale po përballen me mungesë të anesteziologëve. Krahas mungesës, institucionet publike shëndetësore po ballafaqohen edhe me largimin e këtij stafi, qoftë në klinikat private apo edhe jashtë Kosovës.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga Qendra Klinike Universitare kanë ikur katër mjekë specialistë të anesteziologjisë, të cilët kanë vazhduar punën e tyre në këtë profesion në spitale private, derisa pesë specializantë të tjerë kanë ikur jashtë Kosovës. Kështu thotë drejtori i anesteziologjisë, Nehat Baftiu, sipas të cilit mungesa e mjekëve anesteziologë prej vitesh është problematikë.

“Klinika e Anesteziologjisë me reanimacion, gjithmonë ka pasur nevojë për më shumë anesteziologë. Me kapacitetet që i kemi pasur qysh në vitin 2001, një hulumtim që është bërë është thënë se duhen 75 anesteziologë. Ende as këtë vit, nuk e kemi arritur numrin 50, përkundër shtimit të kapaciteteve të shumta”, tha Baftiu.

Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të arrijë një marrëveshje me mjekët, në mënyrë që kur të ndahen specializimet, pas përfundimit të tyre, të paktën pesë vjet të jenë të obliguar të shërbejnë në institucione publike shëndetësore.

Shkrimin e plotë të REL-it mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/qkuk-mungese-anesteziologesh-/30019711.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë që plani i Serbisë për një “katastrofë humanitare” në…