Institucioni parashkollor “Xixëllonjat” vizitojë “Epokën e re” (Foto)
04 prill 2018
| 11:18
Fëmijët e grupmoshës 4 deri në 5 vjeç të institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë së bashku me edukatoret Elvira Racaj dhe Lumnije Statovci-Purellku kanë vizituar ambientet e gazetës “Epoka e re”.
Gjatë kësaj vizite ata janë pritur nga drejtuesit e gazetës, konkretisht nga drejtori Sadik Zeqiri.
Fëmijët e këtij institucioni janë njoftuar në detaje se si punohet dhe ruhet gazeta “Epoka e re”.
Drejtori Zeqiri u ka thënë fëmijëve se kur të rritën mund të vijnë në gazetën e përditshme “Epoka e re” dhe të kërkojnë shkrimin dhe fotografitë nga kjo vizitë e tyre.