Instituti Arkeologjik kërkon që të ruhet zona arkeologjike në fshatin Dresnik
14 maj 2019
| 14:12
Komunën e Klinës e kanë vizituar përfaqësues të Institutit Arkeologjik të Kosovës, të cilët janë pritur në takim nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutohet mbi mbrojtjen dhe ruajtjen e zonës arkeologjike në fshatin Dresnik prej 64 hektarësh dhe perimetri i asetit prej 16.7 hektarë.
Me këtë rast, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Skender Merturi, i ka falënderuar përfaqësuesit e Institutit Arkeologjik të Kosovës për bashkëpunimin e deritashëm dhe ka konfirmuar se Komuna e Klinës do të vazhdojë në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës në ruajtjen e këtij aseti unik dhe të rëndësishëm që ka Klina.
/Epoka e re/