Instituti Atlas: Rritje alarmante e infeksioneve respiratore në Kosovë

03 mars 2025 | 11:13

Instituti Atlas ka njoftuar se ka rritje alarmante të infeksioneve respiratore në Kosovë.

“Mbi 17,000 raste të hospitalizimeve nga sëmundjet respiratore në vitin 2024, ose 990 raste për 100,000 banorë. Një rritje shqetësuese e lidhur me ndotjen e ajrit. Në vitin 2020, rastet ranë ndjeshëm kur automjetet ndaluan lëvizjen për shkak të pandemisë. A nuk është kjo dëshmi e qartë e ndikimit të ndotjes në shëndet?”, ka njoftuar ky institut.

Instituti Atlas ka theksuar se sipas Bankës Botërore, kostoja e hospitalizimeve për shkak të këtyre sëmundjeve tejkalon 350 milionë dollarë në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar me agjendën e aktiviteteve për…