Instituti EdGuard: Mbi 66 për qind e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s, 50 për qind të vështira

11 dhjetor 2023 | 13:03

Instituti “EdGuard” ka bërë prezantimin e hulumtimit “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”.

Sipas të gjeturave të raportit të prezantuar të hënën, nga 280 nxënës sa ishin intervistuar, 66 për qind e tyre kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze, përderisa 34 për qind kanë thënë se pyetjet ishin të qarta.

Këto të dhëna i ka bërë me dije drejtori i kësaj organizate, Rinor Qehaja. Madje, ai ka potencuar se rreth 50 për qind e nxënësve kanë deklaruar se pyetjet e PISA-s ishin të vështira, kurse mbi 21 për qind  se ato ishin shumë të vështira.

Qehaja ka thënë se disa nxënësve nuk kanë marrë seriozisht këtë test pasi nuk ka ndikuar direkt në notim.

Më tutje, Qehaja ka bërë me dije se 76 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë tentuar të komunikojnë gjatë testimit.

“15 për qind kanë thënë se kanë komunikuar për pyetjet e lëndës së matematikës. Nxënësit janë përgjigjur se ngjanin me ato që i kanë mësuar në shkollë”.

“A ishin pyetjet konfuze – rreth 66 për qind kanë thënë se pyetjet ishin konfuze dhe 34 për qind kanë thënë jo”, ka thënë Qehaja. /EO

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Komunën e Prizrenit u themelua…