
Instituti Epik: Gjatë periudhës 2020-2024 institucionet e Kosovës kanë avancuar gatishmërinë për anëtarësim në BE
Instituti Epik ka njoftuar se gjatë periudhës 2020-2024 institucionet e Kosovës kanë avancuar gatishmërinë për anëtarësim në BE brenda tetë kapitujve të legjislacionit të BE-së.
Në kapitullin 1: Lëvizja e lirë e mallrave Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i kufizuar i përgatitjes” në “niveli i kufizuar/niveli mesatar”.
Në kapitullin 4: Lëvizja e lirë e kapitalit Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i kufizuar i përgatitjes” në “niveli mesatar”.
Në kapitullin 7: E drejta e pronësisë intelektuale Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i kufizuar i përgatitjes” në “niveli mesatar”.
Në kapitullin 8: Politika e konkurrueshmerisë Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i hershëm/nivel i kufizuar i përgatitjes” në “nivel i kufizuar”.
Në kapitullin 12: Siguria e ushqimit Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i kufizuar i përgatitjes” në “nivel i kufizuar/nivel mesatar”.
Në kapitullin 19: Politikat sociale dhe punësimi Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i hershëm” në “niveli i hershëm/nivel i kufizuar i përgatitjes”.
Në kapitullin 24: Drejtësia, liria dhe siguria Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i hershëm/nivel i kufizuar i përgatitjes” në “nivel i kufizuar”.
Në kapitullin 26: Arsimi dhe kultura Kosova avancoi gatishmërinë e saj për anëtarësim në BE nga “niveli i hershëm” në “niveli i kufizuar i përgatitjes”.
Këtë dhe gjetura të tjera mund të lexoni në publikimin tonë të fundit në: https://www.epik-eu.com/publications.https://www.epik-eu.com/publications.