Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime më 14 maj

12 maj 2019 | 09:23

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka parashikuar se do të ndodhin vërshime për shkak të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të IHMK-së, vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore të Kosovës.

“Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej 30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.

IHMK-ja ka njoftuar se zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përfundim të protestës të nisur të shtunën, kreu i…