Instituti Hidrometeorologjik: Java e ardhshme do të jetë më e freskët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët se java që po lëmë.
E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
E martë – Mot kryesisht me diell dhe i qetë, Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.