Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në këto tri komuna

26 dhjetor 2021 | 11:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se më 27 dhjetor mund të priten vërshime në disa zona të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, sidomos nga lumenjtë dhe prockat të cilat lëshohen nga zonat malore.

Sipas IHK-së kjo vjen si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit.

“Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, ka njoftuar IHK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvisa dhe Bashkimi janë larguar çift nga Për’puthen dhe zgjodhën…