Instituti i Shëndetësisë Publike bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar që të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt në mënyrë të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.
Ky institut ka theksuar se në të gjitha shtetet e Evropës është përhapur fruthi.
“Prindër të nderuar! Urime viti i ri shkollor 2019/2020! Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile! I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit. Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit! Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit! Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95 për qind e fëmijëve! Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë!”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.
/Epoka e re/