Instituti i Shëndetësisë shpërndan mjekët në tërë Kosovën

12 mars 2020 | 09:23

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në “Facebook” nga IKSHP-ja, thuhet se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë shpërndarë anekënd vendit në parandalimin e koronavirusit.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit në parandalimin e coronavirus! Ata janë kudo: në laboratore, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufinjtë e Kosovës! Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e Kombinatit metalurgjik “Trepça”, edhe sot janë duke e…