Instituti i Shëndetësisë, thirrje: Ju lutemi, qëndroni në shtëpi!

16 mars 2020 | 09:42

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish sot u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke i përsëritur masat që duhet t’i marrin.

 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Ju lutemi me shpirt: QËNDRONI NË SHTËPI pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi! Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj! Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.

QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM: PA SHTRËNGIM DUARSH! PA PËRQAFIME! QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG! LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN! AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË! KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën qarkullimi i automjeteve në Tiranë do të jetë…