Instituti ‘Musine Kokalari’: Përfaqësimi i barabartë gjinorë në listat për deputetë, mbetet vetëm dëshirë

17 janar 2021 | 13:56

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka vlerësuar se edhe në këto zgjedhje parlamentare në Kosovë, përfaqësimi i barabartë gjinorë në listat për kandidatë për deputetë nga partitë politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës.

Sipas këtij instituti, listat të cilat janë dorëzuar mbrëmjen e së shtunës tregojnë se shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal, i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, dhe jo duke e vendosur në zbatim Ligjin për barazi gjinore.

Për këtë institut mosrespektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë, cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje.

“Kjo praktikë tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë”, ka njoftuar Instituti “Musine Kokalari”.

Tabela e mëposhtme tregon numrin e përgjithshëm të kandidatëve, numrin e propozuar të burrave dhe të grave, dhe përfaqësimi i të dy gjinive i shprehur në përqindje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares shqiptare,…