Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

29 maj 2023 | 11:05

Serbët lokalë po vazhdojnë protestat në veri, ku në Zveçan ata tentuan më herët të hyjnë me forcë në objektet e komunës.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka bërë me dije se në mesin e protestuesve janë disa të maskuar, të cilët mund të jenë të gatshëm për akte terroriste.

“Struktura ilegale dhe kriminale njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile)”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Ai ka shtuar se përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandër Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviç “Lune”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria i ka ngritur aktakuzë ministres Donika Gërvalla. Kjo është…