Instituti Sizmik i Kosovës jep detaje rreth tërmetit të mbrëmshëm, epiqendra ishte në Viti

02 gusht 2021 | 08:01

Kosova mbrëmë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.4 shkallë Rihter.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte në qytetin e Vitisë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa atletë rrezikojnë të përballen me ndeshim, pasi janë kapur…