Instruktorët ushtarakë amerikanë stërvitin kadetët e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë së Mbrojtjes, po stërviten nga instruktorë amerikanë për evakuim mjekësor me helikopter.
Këtë lajm Mehaj e ka bërë përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka falënderuar ushtarakët e SHBA-së që po ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona.
“Instruktorët ushtarakë amerikanë stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane. Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona’, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.