Integrimi i Ballkanit Perëndimor | Lajçak: Lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik

09 korrik 2022 | 18:09

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së, raporton Gazeta Express.

Lajcak këto deklarime i ka bërë nga një Forum në Dubrovnik të Kroacisë ku po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Emisari sllovak ka thënë se duhet përfunduar punët e pakryera kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa mund të jetë duke u përballur me një nga…