Integrimi i plotë ndodh kur komunitetet veprojnë të organizuar brenda institucioneve legjitime

02 nëntor 2020 | 13:45

Në debatin parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri të vendit, lidhur me pengesat që i kanë për kthim në pronat e tyre dhe për t’i rinovuar ato, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për shënuar përparim në çështjen e ndërtimit të shtëpive atje, të cilat i ka paraparë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai ka pranuar se deri tani nuk ka përparim në këtë çështje.

“Ju njoftojmë se në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është paraparë ndërtimi i dhjetë shtëpive në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ si dhe ndërtimi i kulmeve të shtëpive në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ por duhet pajtuar që deri më tani nuk ka ndonjë progres por zotohemi që do të angazhohemi që të lëvizim në këtë drejtim”, ka thënë Selmanaj.

Më tutje, ai ka thënë se integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm dhe veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daphne Joy është një nga femrat më seksi në botë,…