Integrimi i Shqipërisë, Macron: Nuk do zgjerohemi, do bashkohemi! Ju e keni frymëzuar këtë kontinent
Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Macron ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke folur nga Pallati i Brigadave, Macron theksoi se Franca mbështet zgjerimin e BE-së po shtoi se ky proces është i vështirë. Po ashtu ai theksoi se e vetmja gjë që pengon integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë burokracitë e BE-së.
“Dua tju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe sidomos kur flasim për kapituj dhe procedura. Nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur. Ne përpiqemi të shpjegojmë se është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni evropiane që e kemi në ekskluzivitetin dhe quhet burokraci. Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ri-takim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni në qendër mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thene se nuk do zgjerohemi por do të bashkohemi sepse ju keni qenë që në fillim. Ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisede”, tha Macron.