INTELEKTUAL I URTË DHE LARGPAMËS
– Me rastin e vdekjes së Zenel Kelmendit
Shkruan: Nuhi Bytyçi
Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, këto ditë humbën një intelektual, mjekun e shuar, humanistin, profesorin universitar, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës plot 2 mandate, Prof. Dr. Zenel Kelmendin. Bashkëkombasit tanë, sidomos mjekët, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, do ta mbajnë në mend Kelmendin si njeri të heshtur, të qetë, të urtë, por mjaft energjik, largpamës dhe atdhetar. Kam pasë rastin dhe nderin që ta njoh drejtpërdrejt qysh në vitet nëntëdhjeta, kur Prof. Zenel Kelmendi ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sidomos kur mori detyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës në fillim të vitit 1998. Në rrethan të okupimit me punën dhe vendosmërinë e tyre dëshmohen njerëzit, sidomos intelektualët, të cilët kishin detyra shtesë, më me përgjegjësi për të udhëhequr me institucionet e arsimit dhe institucionet e tjera. Kelmendi e kishte çmuar lartë edhe kontributin e Rektorit historirik të Universitetit të Prishtinës, të Universitetit të rezistencës Prof. Dr. Ejup Statovcit: “Vitet e punës dhe të udhëheqjes së Profesor Ejup Statovcit në Universitetin e Prishtinës janë vite të shpresës, rendi e mbijetese përballë okupimit dhe vite krenarie për ne dhe për Universitetin e Prishtinës”. Pas përfundimit të mandatit të rektorit Statovcit, Zenel Kelmendi gëzonte përkrahjen e studentëve dhe profesorëve të Universitetit, veçmas të liderëve të Uniionit të Pavarur të Studentëve, të cilët kishin ndikim të madh në zgjedhjen e tij rektor. Ai bashkë me rektorin Prof. Dr. Ejup Statovci dhe profesorët e tjerë mbështeti fuqishëm protestat e njohura studentore e gjithëpopullore të 1 tetorit të vitit 1997. Ndërkaq, në Kuvendin e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së, mbajtur më 15 janar 1998, Rektori Kelmendi ka mbajë edhe një fjalë rasti, ku konfirmon rëndësinë e protestave të tilla, duke thënë: “Aktiviteti i UPSUP, i dha kahe të nevosjhme të rrjedhave kombëtare. Ju drejtuat me guxim intelektual, me elan rinor dhe me vendosmëri drejtuat me sukses vrullin tuaj të ndritur për realizimin e synimeve tona për Kosovë të lirë e të pavarur. Ishin protestat e 1 tetorit 1997, të cilat mbushën të gjitha rrugët e kryeqytetit, mahnitën botën me organizim dhe seriozitet dhe zgjkuan shpirtin kryengritës të çdo shqiptari.”
Rektori Kelmendi i ka mbështetur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u shprehur: “Nuk mundem ta anashkaloj dhembjen, por edhe krenarinë për ata studentë që ranë në fushën e betejës për liri, si dhe nuk mundem pa i përshëndetur dhe shprehur përkrahjen e hapur për vajzat dhe djemtë, studentë tanë, të cilët të ngjeshur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e mbrojnë nderin, krenarinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës, duke luftuar për mbrojtjen e atdheut.”
Ishte rektori Kelmendi, i cili propozoi dhe Senati i UP-së mori vendim që studentët nga zonat e luftës të mbështeten, duke u liruar edhe nga pagesat e ndjekjes së studimeve.
Gjatë luftës, në prill të vitit 1999 e kam takuar Profesorin Kelemendi bashkë me Hajredin Kuçin në Tiranë për të transmetuar në Lajmet e Programit satelitor të TV Shqiptar një informatë për takimet e tyre me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe amerikane, të cilat si më thanë ata ishin mjaft me interes për mbështetjen e Universitetit shqiptar të Prishtinës.
Pas çlirimit të Kosovës dhe largimit të forcave militrare dhe të administrates serbe nga Kosova, më 2 gusht të vitit 1999, para Fakultetit Filologjik në Prishtinë u mbajt tubimi solemn i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Edhe me këtë rast, në fjalën e tij rektori Zenel Kelmendi, vlerësoi lartë kontributin e studentëve dhe profesorëve të UP-së gjatë luftës për liri e pavarësi. Ai do të shprehej: “Të dashur studenrtlë, të dashur profesorë, mirë se vini në Universitetin e lirë të Prishtinës! Ju përgëzoj për këtë ditë të madhe. Urime dhe me fat! Kam privilegjë të veçantë që tu dëshuiroj kthim të mabrë të gjithëve, veçmas atyre djemëve dhe vajzave, pjestarë të Ushtrisë sonë çlirimtare, që me guxim dhe meçuri udhëhoqën dhe mbrojtën vendin tonë të shenjtë, Kosovën tone të bukur, ngritën nderin dhe lavdinë kombëtare para popullit, botës dhe para Zotit. Në mënyrë të veçantë shpreh nderimet për ata studentë që ranë në altarin e lirisë, për ata që me jetën e tyre shënuan pavdeksinë, jo vetëm prë veten, por edhe për kombin.
Vitet që shkuan ishin tejet të rënda, rrallëherë në historinë moderne, vitet më të vëshrtira të Universitetit tonë të ri. Mirëpo, ato ishin edhe vite kur u shënuan vargje të histories sonë më të lavdishme kombëtare. Universiteti ynë ndau fatin bashkë me popullin të cilit i takon, për të cilin punon dhe frymon. Ne vazhduam punën, jetën ndaj pavdekshmërisë, mbijetesën ndaj vdekjes dhe punuan, jetuam e mbijetuam. Populli na ndihmoi, na i liroi shtëpitë që u shndërruan në qendër universitare, në një kala, prej nga fuqishëm mbrohej interesi kombëtar përballë okupimit të egër serb. Ne sot jemi Universitet i lirë i Prishtinës dhe do të jemi gjithnjë. Ne jemi për një Universitet të lirë, të hapur për të gjithë që jetojnë në Kosovë, Universitet me kritere të botës moderne, të jemi përkrah universiteteve tjera botërore. Pres nga ju që të mbani gjallë jetën dhe punën studentore, të përgatiteni për kohë të reja, për shekullin e ri, për ndërtimin e Kosovës sonë të lirë e të pavarur dhe realizimin e synimeve tona shekullore.”
Fjalët e Prof. Dr. Zenel Kelmendit buronin nga shpirti i tij prej intelektuali të vërtetë, të guximshëm dhe atdhetar.
Vitet e fundit të jetës së tij Zenel Kelmendi ishin mjaft të vështira sa i pëket gjendjes shëndetësore. Kur fillova përgatitjen e filmit dokumentar kushtuar Prof. Dr. Ejup Statovcit, e mora në telefon Prof. Zenel Kelmendin dhei tregova për skenarin tim. Ai e m,bështeti plotësisht këtë projekt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk mund të fliste para kamerës.
Kur e realizova dhe e transmetova dokumentarin kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, në fillim të korrikut 2023, Profesori Kelmendi më mori në telefon dhe më përgëzoi për punën e bërë në ndriçimin e figurave tona intelektuale dhe kombëtare. Me që ishte i palëvizshëm, mu lut që të shkoja në shtëpuinë e tij në Kodër të diellit dhe të bisedonim më shtruar për punën e tij në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës dhe opër disa “amanete” si u shpreh ai. Më tha hapur: “Nuhi, e vlerësoj shumë lartë punën tënde si gazetar profesionist, prandaj kam dëshirë që të informoj për disa gjëra shumë me rëndësi. Kur shkova në shtëpinë e Profesorit më priti me ngrohtësi të veçantë dhe u rrëfye para meje lidhur me disa momente tejet të[ rëndësishme të punës së tij derisa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, 2 mandate, nga fillimi i vitit 1998 e deri në vitin 2004. Kelmendi ishte shumë i drejtpërdrejtë gjatë rrëfimit disa orës të tij, duke ndarë me mua disa momente e ngjarje të rëndësishme, përjetimet e tij dhe të civilëve shqiptarë në Prishtinë gjatë luftës, veçmas pas dëbimit të shqiptarëe nga Kosova, pastaj për vazhdimin e punës së Universitetit pas luftës, për presionet nga politikanët për regjistrimin e të afërmve të tyre studentë pa kritere, për mbështetjen e konceptit të tij para rektorëve të universiteteve të Austrisë në Graz dhe të rektorëve të universietteve të Evropës në Vjenë për ndërtimin e një Universiteti të pavarur, raportet tejet miqësore me intelektualin përmasash botërore Ismail Kadare dhe për vendimin për shpalljen e tij doktor honoris kauza të Universiettit të Prishtinës dhe të disa figurave të shquara ndërkombëtare. Ai më rrëfeu edhe për presionet e disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për të investuar në Universitetin e Prishtinës përmes Beogradit, që Universiteti i Prishtinës të bëhet pjesë e Bashkësisë së universiteteve të Serbisë, si dhe për disa përpjekje të faktorëve ndërkombëtarë që Zenel Kelmendi të udhëheq politikisht Ushtrinë për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Mirëpo, si më dëshmoi Profesor Kelmendi, ai kurrë nuk kishte pranuar asnjë lloj imponimi, diktati apo ndërhyrje në punët e Universitetit të Prishtinës dhe përdorimin e tij për qëllime politike e të tjera, qoftë nga faktorët vendor, qofta ata ndërkombëtarë.
Pasi dëgjova me vemendje rrëfimin, “amanetet” e Prof. Dr. Zenel Klemendit, i sygjerova që të kompletoj të gjitha dokuementet, intervistat, vendimet e rëndësishme dhe materialet e tjera e pastaj në bazë të tyre të përgatis një skenar për realizimin e një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij me interes për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Si njeri modest, Kelmendi nuk më dha ndonjë sinjal pohimi për këtë ide timen, duke u arsyetuar në gjendjen e tij shëndetësore. Unë i propozova që pasi të kompletohen materialet e domosdoshme për këtë, të shkoj dhe ta vizitoi edhe një ditë tjetër dhe pastaj mundësisht ta caktojmë edhe ditën e fillimit të xhirimit të intervistës me të për dokumentar. Për shkak se edhe unë nuk isha mirë me shëndet shkova në Dusseldorf të Gjermanisë për trajtim mjekësor. Pas kthimit nga Gjermania e planifikoja që ta vizitoj Prof. dr. Zenel Kelmendin dhe të shikoj a është në gjendje që ta intervistoj. Mirëpo, në mbrëmjen e 9 gushtit të këtij viti, në facebook nga profili i mikut tim Prof. Dr. Jusuf Dedushaj levova lajmin tejet të rëndë, jo vetëm për mua, por edhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare se Zernel Kelmendi ka ndërruar jetë. Vërtetë ishte ndër lajmet më të kqia që kisha marrë në Kosovën e pasluftës. Mjerisht, ky ishte edhe dështim i skenarit për realizimin e dokumentarit për këtë intelektual të urtë dhe largpamës. Prof. Dr. Zenel Kelmendi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Do të kujtohet përherë nga populli ynë dhe miqët tanë të shumtë ndërkombëtarë, me të ciltë bashkëpunoi.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Prof. Zenel Klemendit!