Inteligjenca amerikane: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

11 maj 2022 | 10:39

Inteligjenca amerikane po thotë së fundi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përgatitet për një luftë të gjatë, me fitoren në lindje, e cila mund të mos i japë fund konfliktit.

Ky paralajmërim vie ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.

Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin. Por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA të martën se Putini ishte ende duke synuar “të arrijë qëllime përtej Donbasit”, por se ai “përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në…