Inteligjenca artificiale nuk do të shkurtojë vendet e punës

02 tetor 2019 | 11:27

Përdorimi gjithnjë e më shumë i inteligjencës artificiale dhe automatizimi në vendet e punës po krijon sfida dhe përfitime për bizneset, institucionet dhe vetë qeverinë. Një grup ligjvënësish amerikanë diskutuan (të martën) ditët e fundit mbi ndikimin e inteligjencës artificiale tek punësimi dhe e ardhmja e vendeve të punës.

Falë inteligjencës artificiale makinat kanë filluar të jenë autonome, makineritë mund të njohin fytyrat e njerëzve dhe madje njerëzit mund të komunikojnë me sistemet e telefonave inteligjentë, si Siri. Erik Brynjolfsson është me Institutin Teknologjik të Masaçusets.

“Javën e kaluar, Siri u përpoq të futej në një bisedë që po zhvillonim me miqtë për normat e interesit”, ka deklaruar.

Makineritë moderne të pajisura me inteligjencë artificiale, shkurtimisht AI, nuk përdorën më vetëm për detyra të automatizuara, por gjithashtu edhe për veprime komplekse si loja e shahut, krijimi i simulimeve ushtarake ndërsa kuptojnë të folurën e njeriut.

Makineritë intelgjente prodhojnë proteza të avancuara për individët që kanë humbur gjymtyrët. Arthur Lupia me Fondacionin Kombëtar të Shkencës thotë se po prodhohen makineri edhe më të sofistikuara.

“Exo-skeletet i ndihmojnë njerëzit të transportojnë objekte shumë të mëdha dhe menaxhojnë situata të pamundura. Por kjo pajisje e së ardhmes, nuk është exo-skelet vetëm për trupin por edhe për mendjen.”

Sipas shkencëtarëve të gjithë mund të përfitojnë nga inteligjenca artificiale, ndërsa ligjvënësja Hailey Stevens thotë se njerëzit shtrojnë pyetje.

“Ndërsa shtohet prania e robotëve me inteligjencë artificiale shtrohet pyetja: Si mund të arrihet siguria e punonjësit përkrah robotëve ? A do të përdoret inteligjenca artificiale për të vëzhguar punonjësit sikurse veprojnë disa kompani sot?”, është shprehur ai.

Shqetësimi kryesor për shumë punonjës është nëse makinat inteligjente do të mbyllin vendet e punës. Sipas ekspertëve shumë pak punë do të automatizohen plotësisht nga kjo teknologji.

“Ndërsa makinat inteligjente tejkalojnë aftësitë e njeriut në shumë veprime të një detyre të veçantë, njerëzit i tejkalojnë makineritë në shumicën e detyrave të tjera njohëse”,  ka deklaruar ai.

Por vendet e punës do të kenë transformime rrënjësore, thotë profesori Erik Brynjolfsson. Sfida është që asnjë punonjës të mos mbetet prapa në këtë proces.

Sipas ekspertëve, shumica e fëmijëve të sotëm në shkollat fillore kur të rriten do të punojnë në detyra të ndryshme që ende nuk ekzistojnë. Ata theksojnë nevojën për reformimin e arsimit për të zhvilluar aftësi që makineritë nuk mund të fitojnë si dhe aspekte krijuese dhe ndërpersonale./voa/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në kuadër…