Inteligjenca artificiale parashikon se si do të duket Messi, CR7 dhe disa yje të tjerë kur të plaken (foto)
05 janar 2023
| 13:23
Paul Parsons është një artist që punon me inteligjencën artificiale.
Ai kryen portrete dhe krijon imazhe të reja me to. Parsons, nëpërmjet njohurive të tij për inteligjencën artificiale, mund të marrë fytyrën e një personi dhe ta bëjë atë të duket më i ri, ose ta bëjë më të vjetër.
Pas përfundimit të Kupës së Botës, Parsons vendosi të merret me yjet e sotëm të futbollit. Ai vendosi të plakë para kohe emra të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, etj.
Artisti në fjalë spikati në fillim me punimet e tij të lojtarëve me emër, ku i kthente ata pas në kohë, duke i shndërruar në fëmijë të vegjël.