Inteligjenca britanike: Forcat ruse vazhdojnë t’i rivendosin pajisjet luftarake në Ukrainën lindore
17 prill 2022
| 09:18
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit për luftën në Ukrainë ka bërë ne dije se, pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në pjesën lindore, “objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë”.
“Forcat ruse vazhdojnë t’i rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkivit dhe Severdonets, duke goditur pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon ta rinovojë aktivitetin e saj sulmues. Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, thuhet në përditësimin e inteligjencës britanike.