Inteligjenca britanike: Ka përkeqësim të situatës humanitare në Mariupol
06 prill 2022
| 08:39
Departamenti i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë me dije se në qytetin e Mariupolit ka përkeqësim të situatës humanitare.
Sipas tyre, sulmet ajrore ruse dhe luftimet e rënda po vazhdojnë në Mariupol, qytet ky që është i rrethuar, teksa shtuan se rreth 160 mijë banorë kanë mbetur pa drita, komunikim, ilaçe, ngrohje dhe ujë.
“Forcat ruse kanë penguar qasjen humanitare, me gjasë që të bëjnë presion mbi ukrainasit që të dorëzohen”, thuhet në përditësimin e inteligjencës britanike, shkruan CNN.
Ndërsa të hënën, kryetari i Mariupolit, Vady Boichenko, tha se qyteti është në prag të një katastrofe humanitare, ku më shumë se 100 mijë njerëz ende kërkojnë që të evakuohen.