Inteligjenca britanike: Rusia do të shtojë sulmet e saj në zonat urbane
20 mars 2022
| 08:17
Inteligjenca britanike ka bërë me dije se Rusia ka mundësi të vazhdojë dhe të përdorë fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, përmes një postimi në “Twitter”, ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.
Ndër të tjera, autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj në zonat urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore, por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre.