Inteligjenca britanike: Sulmi rus në Bakhmut po humb vrullin

22 mars 2023 | 08:44

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Nga inteligjenca ushtarake është bërë e ditur se ekziston mundësia që sulmi rus në qytetin e Bakhmutit të jetë duke humbur vrullin, transmeton Telegrafi.

“Kjo po ndodhë sepse disa njësi ruse janë transferuar në sektorë të tjerë”, njoftoi ministria e Mbrojtjes në Twitter në raportin e saj të rregullt.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Bakhmuti vazhdon të jetë pika më e nxehtë e kësaj lufte.

E kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin po vazhdon të akuzojë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei  Shoigu që po heziton t’i dërgojë luftëtarëve të tij municion dhe armë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot dhe ka 18…