Inteligjenca britanike zbulon se sa ushtarë humbi Rusia në luftë
Rusia ka të ngjarë të ketë humbur ‘një të tretën’ e trupave që nga fillimi i luftës, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, përcjell “Skynews”.
Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se përparimi i forcave ruse në Donbas ka ngecur. Inteligjenca britanike shtoi se gjatë muajit të fundit Rusia “ka dështuar” të arrijë ndonjë “fitim të konsiderueshëm territorial”.
“Forcat ruse janë gjithnjë e më shumë të kufizuara nga aftësitë e degraduara, morali i vazhdueshëm i ulët dhe efektiviteti i reduktuar luftarak.
Rusia nuk ka gjasa ta përshpejtojë ofensivën gjatë 30 ditëve të ardhshme”, thuhet në deklaratë
Ditën e djeshme Ukraina dhe një institut amerikan pretenduan se Rusia kishte humbur betejën për qytetin verilindor të Kharkivit, një objektiv kyç për Putinin.