Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina zmbrapsi sulmet ruse në lindje
24 prill 2022
| 09:28
Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e fundit, ka thënë se Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta ruse përgjatë vijës së kontaktit në rajonin lindor të vendit Donbas.
Në këtë raport thuhet se rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë në të gjitha drejtimet, raporton BBC.
“Pavarësisht se Rusia ka bërë disa përfitime territoriale, rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë në të gjitha drejtimet dhe ka shkaktuar kosto të konsiderueshme për forcat ruse. Morali i dobët rus dhe koha e kufizuar për të rindërtuar, ripajisur dhe riorganizuar forcat nga ofensivat e mëparshme ka të ngjarë aë pengojnë efektivitetin luftarak rus”, thuhet në raport.