Inteligjenca e re artificiale diagnostifikon kancerin e prostatës njëjtë sikur mjekët
Kanceri i prostatës mund të diagnostifikohet nga inteligjenca e re artificiale, sikur të bëhej nga mjekët, sugjerojnë studimet e reja.
Shkencëtarët dhe mjekët kinezë kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës artificiale, për të cilën thonë se mund të diagnostifikojë me saktësi dhe të identifikojë mostrat kanceroze.
Ekspertët pohojnë se kjo mund të eliminojë varitetet në diagnostifikimin e kancerit dhe do të jetë e dobishme në rajonet ku ka mungesë të patologëve të trajnuar.
Ajo po ashtu mund të çojë që diagnostifikimi i kancerit të prostatës të bëhet në mënyrë automatike në të ardhmen.
Kanceri i prostatës është zakonisht i pranishëm te meshkujt, duke shkaktuar miliona raste të reja në gjithë botën. Konfirmimi i diagnostifikimit normalisht kërkon mostra biopsi, të cilat ekzaminohen nga patologu, transmeton “ksp”.
Ky sistem i të mësuarit të inteligjencës artificiale, i prezantuar në kongresin e Asociacionit evropian të urologjisë në Kopenhagë, ka treguar nivele të ngjashme të saktësisë sikur te patologët humanë.
Lideri i kërkimit, profesor Hongqin Gu nga Universitetit Nanjing tha se kjo nuk do të zëvendësojë patologët, të cilët do të jenë përgjegjës për diagnozën përfundimtare.
Deri tash sistemet automatike kanë pasur vlera të limituara klinike. Risia e sistemit nënkupton se ende nuk ka informacione për implementimin ose shpenzimet e tij.