Inteligjenca izraelite: Objektiv i sulmeve iraniane janë një bazë ajrore izraelite dhe Lartësitë e Golanit
14 prill 2024
| 00:35
Inteligjenca izraelite ka thënë në kushte anonimiteti për New York Times se dy nga caqet ku synojnë të godasin dronët dhe raketat iraniane janë një bazë ajrore izraelite si dhe zona që njihet si Lartësitë e Golanit, raportoi The Guardian.
“Inteligjenca izraelite ka zbuluar lëshimin e dhjetëra dronëve dhe raketave nga Irani dhe Iraku, thanë në mënyrë anonime dy zyrtarë izraelitë për New York Times Sipas zyrtarëve, lartësitë e Golanit dhe një bazë e forcave ajrore izraelite në shkretëtirën e Negevit pritet të jenë zonat e goditjes”, raportoi mediumi britanik.