Inteligjenca në plan të dytë, duhet vullnet për të qenë i suksesshëm
Vullneti është më i rëndësishëm se niveli i inteligjencës kur vjen fjala tek të qënit i suksesshëm. Psikologes Angela Duckworth iu deshën vite të tëra studimi të subjekteve të ndryshme për të dalë në këtë përfundim.
Shpjegimi që jep psikologia është se inteligjenca nuk duhet konsideruar si treguesi më i mirë për suksesin në të ardhmen. Sekreti i madh i suksesit, thotë ajo nuk është talenti; është puna, këmbëngulja dhe vullneti. Përpjekjet e vazhdueshme, dëshira për të ecur përpara pavarësisht vështirësive e madje edhe dështimeve, të cojnë drejt përmirësimit, i cili vjen në këtë mënyrë ngadalë, por i sigurtë.
Tek njerëzit shumë të suksesshëm, Duckworth zbuloi së pasioni i shtynte të mos dorëzoheshin, ndërsa vetë rrugëtimi i tyre, sado i lodhshëm, kishte qenë po aq i rëndësishëm sa rezultati final./Top Channel