Inteligjenca ukrainase: Moska po kalon në një ‘pozitë mbrojtëse’
20 prill 2023
| 14:41
“Forcat ruse po kalojnë në një pozicion të përgjithshëm strategjik të mbrojtjes pas një ofensive të dështuar dimërore”, ka thënë Andriy Yusov, zëdhënës i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase HUR.
“Rusët nuk kanë ndërmend të përsërisin përpjekjet që pamë pas 24 shkurtit të vitit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se armiku është mposhtur ose se nuk përbën më rrezik për Ukrainën”.
“Ka ende një sasi të madhe fuqie punëtore, potencial mobilizimi dhe pajisje, megjithëse të vjetruara”, ka shtuar ai.
Sipas Yusov, pjesa më e gatshme për luftim e ushtrisë ruse tashmë është eliminuar në Ukrainë. Mbajtja e rajonit të Donetskut mbetet “qëllimi maniak” i ushtrisë ruse, shtoi ai.