Inteligjenca ukrainase: Putini i ka më pak se dy vjet jetë
“Vladimir Putin ka më pak se dy vjet jetë pasi ai vuan nga sëmundje të shumta të rënda”. Kështu ka deklaruar kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.
Gjeneralmajori Kyrylo Budanov, ka thënë se spiunët e Kievit që kanë depërtuar në Kremlin i kanë bërë pretendimet bazuar në “inteligjencën njerëzore”. Budanovi ka thënë se Putinit nuk i kanë ngelur edhe shumë vjet jetë, sipas “Daily Mail”.
Qëndrimi i dobët i Putinit – fytyra dhe qafa në dukje e fryrë, kanë ndezur spekulime për shëndetin e liderit, i cili është thënë se është dëmtuar që nga pushtimi i Ukrainës.
Udhëheqësi i Kremlinit është pretenduar në prill se kishte nevojë për një operacion urgjent të kancerit. Putini gjithashtu është thënë se vuan nga Parkinson dhe “simptomat skizofrenike”.