Inteligjenca ukrainase: Putini planifikon të mobilizojë edhe 500 mijë ushtarë
Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin planifikon të mobilizojë gjysmë milioni ushtarë të rinj – duke synuar përgatitjen e një ofensive të re në Ukrainë.
Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve T-Online, Andriy Chernyak, përfaqësues i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka thënë se besojnë se mobilizimi do të kryhet më 15 janar, pas festës, transmeton Telegrafi.
Chernyak ka vlerësuar se do të mobilizohen 500 mijë njerëz, e më së shumti do të goditen ata që jetojnë në qytet si Moska dhe Shën Petersburgu.
Vadym Skibitsky, zëvendës-shef i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka thënë se rekrutët do të përdoren për sulme që do të fillojnë në pranverë në lindje dhe jug të Ukrainës.
Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon me sulmet ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, derisa Putin vazhdimisht deklaron se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.
Madje rusët nga fillimi i luftës nuk kanë kursyer as edhe një objekt civil, pasi pothuajse çdo natë bombardohen dhe nga këto sulme humbin jetën shumë civilë.