Intensifikohet bashkëpunimi i QKUK-së me Qendrën Klinike HUG të Gjenevës
Një delegacioni i Qendrës Klinike Universitare HUG nga Gjeneva, me organizim të Konsultës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Odën Ekonomike Zvicerane, po viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në fokus të vizitës është inicimi i bashkëpunimit ndërmjet QKUK-së, dhe Qendrës Klinike Universitare HUG nga Gjeneva.
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka bërë një prezantim të punës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përfshirë numrin e të punësuarve dhe shërbimet shëndetësore që ofrohen nga njësitë përbërëse të SHSKUK-së.
Ai ka folur për nevojën që ka QKUK-ja për trajnime të stafit qoftë atij të mesëm, por edhe mjekëve në fusha të caktuara.
Sejdiu rikujtoi se nga vizita e delegacionit të QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë në HUG, ishte biseduar rreth inicimit konkret të bashkëpunimi në lidhje me trajnimin e infermierëve dhe mjekëve në fusha të caktuara.
Përfaqësuesit e delegacionit nga HUG, do të qëndrojnë dy ditë në QKUK dhe disa nga Spitalet e Përgjithshme, ku nga afër do të shohin kushtet e punës dhe nevojën për intensifikim të bashkëpunimi në trajtimin dhe avancimin e infermierëve