Intensitet i shtuar i punimeve në shkollën “Elena Gjika”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, kanë vizituar të premten shkollën “Elena Gjika” për të parë ecurinë e punimeve që po zhvillohen brenda objektit.
Objekti i shkollës “Elena Gjika”, është objekt i trashëgimisë kulturore, dhe si rrjedhojë do të ruhet fasada. 18 klasë të shkollës fillore, dhe tri klasë të parashkollorëve do të rinovohen në tërësi, kurse në 10 klasat tjera që janë rinovuar para pak viteve do të intervenohet vetëm në pjesët e dëmtuara.
Gjithashtu, do të vendoset i gjithë inventari i ri, si dhe do të rregullohet oborri i shkollës. Intensiteti i shtuar i punimeve na siguron që qysh në fillimin e vitit të ri shkollor, objekti të jetë i gatshëm për nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle.
/Epoka e re/