Intenzivisht po punohet në rehabilitimin e rrugës “Hakif Zejnullahu” në Podujevë
01 nëntor 2023
| 14:01
Punimet për rehabilitimin e rrugës “Hakif Zejnullahu” në qytet po zhvillohen me ritme të larta, këto punime i kanë përcjellur sot edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.
Në projektin për rehabilitimin e rrugës parashihet asfaltim i ri, ndriçim, trotuar, shtigje të biçikletave, trotuar për persona të verbër etj
Kryetari Bulliqi tha se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që po zhvillohen gjatë kësaj kohe, i cili po realizohet me ritëm shumë të lartë në dobi të qytetarëve të kësaj ane dhe qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë segment të rëndësishëm rrugor në qytet.