Inter Miami synon edhe transferimin e Ramosit

04 korrik 2023 | 13:02

Skuadra e Inter Miami duket se nuk ka të ndalur në këtë merkato, teksa pas Messit dhe Busquets, synon një tjetër lojtar të madh. Sipas raportimeve më të fundit, nga tabloidet britanike, pronari i Inter Miami, David Beckham kërkon të sjellë në Majemi dhe kampionin e Botës e të Evropës me Spanjën, Sergio Ramos.

Qendërmbrojtësi spanjoll, tashmë 37-vjeçar ka mbetur pa ekip, që prej të premtes së 30 qershor, pasi përfundoi kontratën e tij me gjigantët francezë të Paris Saint-Germain.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Shtetet e Bashkuara…