![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/bab8ee3f6b149d3ec8fe4ee8747ff3d1.0.jpg)
Inter-Napoli, humb jetën tifozi zikaltër
27 dhjetor 2018
| 14:29
Sfida e polemikave mund të quhet ajo mes Interit dhe Napolit që u luajt të enjten në mbrëmje, ku fitorja i buzëqeshi zikaltërve në fundin e takimit me golin e Lautaros.
Megjithatë, ngjarjet jashtë fushës janë të shumta. Një tifoz i Interit ka ndërruar jetë pas takimit. 35-vjeçari është dërguar në spital pas përplasjes me tifozët napoletanë. Një fugon me tifozë nga Napoli i ka bllokuar rrugën dhe e kanë goditur me shkopin e zinxhirë.
Atij i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Gjithashtu katër të tjerë janë plagosur me thikë , por janë jashtë rrezikut për jetën.