Inter siguron në Salzburg fazën e 1/16-ve
Ashtu siç pritej “zikaltërit” e Inter kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës në fazën e grupeve të UEFA Champions League, teksa në transfertën e Salzburg kanë arritur t’i mundin “Demat” vendas me rezultatin minimal, 0 me 1.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 86’ të saj, ku pas një prekje të topit me dorë nga Mads Bidstrup, arbitri holandez Gozubuyuk akordon një 11-metërsh, përgjegjësinë për ekzekutimin e së cilës e merr kapiteni argjentinas, Lautaro Martinez, me “El Toro”-n, që nuk gabon dhe nga pika e bardhë ndëshkon portierin Schlager për të “vulosur” fitoren e të tijve.
Falë këtij rezultati, “zikaltërit” ngjiten në kuotën e 10 pikëve, në grupin D dhe pozicionohen në vendin e 2-të, për shkak të golavarazhit më negativ, që kanë në krahasim me “baskët” e Salzburg. Përsa i përket austriakëve të Salzburg, këta të fundit ndodhen në vendin e 3-të në grup me 3 pikë dhe ashtu si Benfica janë zyrtarisht jashtë UEFA Champions League.