Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq me pak të afirmohen me diplomaci diletante amatoreske e injorante!
Shkruan: Fadil Maloku
(Diplomacia bashkëkohore pa lobim strategjik, mbetet veç monolog vetëkënaqësie!)
1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejmë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë “lobues”, ishin dhe mbetën vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet dhe shquhet si teori dhe praktikë e “zgjerimit të ndikimit” diplomatik. Ata që merren me diplomaci, e kuptojnë saktësisht kuptimin e prejudikimit tim…!
2. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte; a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe; b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra. Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, në këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje! Në mënyrë që edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB-ara, që në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.
3. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrin ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat për ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkësinë Evropiane, janë shumë reale dhe afër mendjes. Mirëpo, mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare që po pretendojnë me u krijua pas invazionit rus të Ukrainës (natyrisht; nëse, ky okupim legjitimohet dhe legalizohet me “vulën” dhe aminin e Amerikës dhe Kinës) ka shumë gjasa reale që jo vetëm të prolongohet, por, realisht edhe të mos ndodh fare në asnjë variant gjeopolitike e as sosh gjeostrategjike! S’ këndejmi, politika gjithëshqiptare kujtoj që duhet urgjentisht; t’i bashkoj; si dijen (për mënyrat e reja lobuese) ashtu edhe përvojën (e bazuare në diplomacinë se Shqipërisë) dhe resurset shkencore njerëzore diplomatike (që duhet të”armatosen”dhe të “mirëmbahen ushqehen” me patriotizëm shtetëror) me ato ushtarake e gjeostrategjike, ato ideologjike, e politike, ato civile e institucionale, në mënyrë që me mjete paqësore e diplomatike ta bëjmë ëndrrën e bashkimit realitet. Ngase, interes mbi interes se sa ky synim (që fatmirësisht po përputhet edhe me interesat globale amerikane) i kamotshëm shqiptarët s’kanë dhe s’e besoj që mund të kenë në ketë shekull. Projekti i bashkimit kombëtar, nuk mund të arrihet me diplomatët (e sistemit aktual) partiak, e aq më pak sish ideologjik, që në rastin e Kosovës përveç injorancës, amatorizmit dhe diletantizmit të theksuar, nuk kanë dëshmuar asgjë më shumë!?