Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Francë
12 nëntor 2019
| 12:05
Tifozët shqiptarë kanë treguar një interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes kuqezinjve dhe Francës.
Në ketë ndeshje do të përurohet edhe stadiumi “Arena Kombëtare”. Sipas medieve në Shqipëri janë mbi 80.000 tifozë që kanë kërkuar një biletë për ndeshjen që zhvillohet më 17 nëntor nga ora 20:45, derisa kapaciteti i stadiumit është 22.500 vende.
/Epoka e re/